Meta dekreton Çuçin për Ministër të Brendshëm (Dokument)

Presidenti Ilir Meta nuk ka humbur kohë për të dekretuar ndryshimet në qeveri.

Pa kaluar 24 orë kur Kryeministri Edi Rama njoftoi ministrin e ri të Brendshëm, paraditen e kësaj të enjteje, Meta ka dekretuar largimin nga detyra të Sandër Lleshajt dhe ka emëruar në këtë post Bledi Çuçin.

Në vend të Çuçit, që mbante detyrën e ministrit të Bujqësisë, është dekretuar Milva Ikonomi, e cila ka marrë postin ditën e sotme.

Advertisement

Ndryshimet në qeveri u njoftuan të mërkurën nga Kryeministri Edi Rama, pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm.

Largimi i Lleshajt erdhi pas vrasjes nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rasha në orët e para të mëngjesit të 8 Dhjetorit. /tvklan.al

Advertisement
Advertisement

You May Also Like