Messi: Bartomeu më mashtroi shumë herë

Lionel Messi e ka akuzuar ish-presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, për mungesë sinqeriteti, duke thënë se ishte gënjyer nga ai në shumë raste sezonin e kaluar.

Bartomeu e hodhi poshtë kërkesën e Messit për t’u larguar nga Barça në verë, pavarësisht se ishte zotuar edhe publikisht se superylli argjentinas do të lejohej të largohej në përfundim të çdo sezoni, transmeton Gazeta Express.

Bartomeu dhe bordi i drejtorëve të tij dhanë dorëheqje muaj më parë, pas një sezoni katastrofë, për t’iu hapur rrugë zgjedhjeve të reja në janar.

“Më muaj të tërë i thashë Bartomeut se doja të largohesha. Ai bëri premtime që s’i mbajti më vonë. Ai më mashtroi shumë herë”, tha Messi për La Sexta.

Advertisement

Messi u pyet edhe për të ardhmen në Barçë, por këmbënguli se ende nuk e di se çfarë e pret pas sezonit 2020/21.

“Nuk e di se ku do të jem vitin e ardhshëm. Edhe pse mund të bisedoj me klubet e tjera nga janar, nuk do ta bëj”, shtoi ai./Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like