Menduh Thaçi u takua me Ambasadorin e Francës në Shkup

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z. Menduh Thaçi sot ka takuar Ambasadorin e Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut z. Siril Bomgartner.

Siç bëhet e ditur, në këtë drekë pune Ambasadori i Francës në Shkup ka përgëzuar Menduh Thaçin dhe PDSH-në për rolin e saj përgjatë viteve.

Sot, më 26 maj 2021, kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi, u prit në takimin e parë protokollar, gjegjësisht në drekë pune në Rezidencën e Francës, nga Shkëlqesia e Tij, ambasadori i Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Siril Bomgartner (Cyrille Baumgartner). Në takim ishte i pranishëm edhe përkthyesi i kësaj ambasade dhe përgjegjësi për protokollin, z. Ardian RAMADANI.

Fillimisht kryetari Thaçi uroi ambasadorin për mandatin e ri në cilësi të ambasadorit fuqiplotë në Maqedoninë e Veriut, duke i dëshiruar mbarësi dhe duke shpresuar në vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Kryetari Thaçi e informoi ambasadorin për rolin historik dhe përgjegjësitë e PDSH-së në ecurinë politike të vendit, si dhe u tregua i gatshëm që si parti pjesëmarrëse në qeveri të vazhdojë me dhënien e kontributit në favor të demokratizimit dhe vazhdimit të rrugëtimit integrues evropian.

Temë diskutimi, përpos situatës aktuale politike në vend ishte edhe situata politike në rajon, marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Kosovës dhe Serbisë, në perspektivën e integrimit evropian, anëtarësimi i vendeve të rajonit në BE, si dhe ndikimi i Francës në rregullimin e marrëdhënieve mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Advertisement

Në takim, mes tjerash u diskutua edhe për situatën në vend me pandeminë COVID-19, procesin e vaksinimit dhe daljen sa më të shpejtë me sukses nga kjo situatë.

Kryetari Thaçi dhe ambasadori u pajtuan që të vazhdojnë me takime të tilla edhe në të ardhmen.

Ambasadori përgëzoi zotin Thaçi dhe PDSH-në për rolin dhe kontributin e dhënë dhe u shpreh i gatshëm për thellimin e marrëdhënieve mes Ambasadës së Francës në Shkup dhe PDSH-së./GazetaPopulli

Advertisement
Advertisement

You May Also Like