Mehmedi i ASH: Gjeografinë mund ta tërheqin, kush do të mbaj përgjegjsi që u la deri tani?

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët Remzi Mehmedi ka reaguar ashpër lidhur me ndodhitë e fundit rreth librit të shumëpërfolur të gjeografisë. Për NMK-Post ai ka thënë se libri skndaloz i gjeografisë edhe mund të tërhiqet por kush do të merr përgjegjsinë për një të pavërtetë qëllimkeqe që është lejuar të qarkulloj për vite.

” Libri skndaloz i gjeografisë ndoshta edhe tërhiqet nga përdorimi por kush do të merr përgjegjësinë për një të pavërtetë qëllimkeqe që është lejuar për vite të tëra të qarkullojë përmes një libëri shkollor dhe të mësojnë shumë gjenerata gjëra apsolutisht të pavërteta?!?!?! Përgjegjësia mund të jetë ligjore, politike dhe morale. Cila nga këto përgjegjësi është funksionale në RMV?!?!?! E kaluara dhe e tashmja fatkeqësisht tregojnë se asnjëra. Nuk morri kush përgjegjësi as për enciklopedinë, as për vonesën dekadëshe të integrimit të vendit në NATO, as në BE, as për arsimin e dobët, as për shpërguljet masive, as për vjedhjen e votave, as për shekuj vite burg të njerëzve të pafajshëm, as për asgjë tjetër. Nëse e kaluara dhe e tashmja e dëshmojnë që këtu nuk bart përgjegjësi askush atëhere ky fakt len shumë për të dëshiruar mbi të ardhmen! Përgjegjësi ligjore nuk mund të ketë deri sa ligjin e bëjnë dhe ” zbatojnë” ata që nuk bartin përgjegjësi morale. Ndërsa përgjegjësi politike nuk bartin ata që kan instaluar sistemin të funksionojë kësisoji që ata të jenë të pandëshkueshem edhe kur vjedhin edhe kur kërcënojnë edhe kur reketojnë edhe kur me qëllim të keq shpërdajnë të pavërteta qofshin historike, shkencore apo të natyrave tjera. Por për të pas shpresë që e ardhmja mund të ndërtohet mbi përgjegjësi nuk duhet të lejohet që sistemin t’a ndërtojnë njerëz të papërgjegjshëm dhe kjo arrihet vetëm një ditë, ditën kur votohet. Votuesit , vetëm një ditë bëjnë politikë, ditën që votojnë, të gjithë ditēt tjera bisedojnë për politikë ndërsa politikanët bëjnë çdo ditë politikë vetëm një ditë kërkojnë votë, disa në emër të ndërtimit të së ardhmes, të tjerët në emër të ruajtjes së pushtetit me çdo kusht, qoftë edhe duke vjedhur, shantazhuar, kërcënuar për të fshehur e ruajtur dështimet, keqpërdorimet dhe gjithëçka tjetër nga tre përgjegjësitë e lartpërmendura, ligjore, politike apo morale. Duhet refletim më i gjerë për t’u bërë fillimisht shtet, pastaj shtet normal e me pas të shpresojmë për shtet të zhvilluar, ka thënë Nënkryetari i ASH-së për NMK-post.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like