Ministrja Haxhiu bëhet me vajzë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është bërë sot me vajzë.Ajo ka lindur sot në Klinikën Gjinekologjike në QKUK. Këtë e ka konfirmuar për Express drejtori i kësaj klinike, Jakup Krasniqi.Ai ka treguar se Haxhiu ka lindur sot në orën 08:30 dhe gjendja e saj dhe e foshnjës është shumë e mirë.“Ajo ka lindur sot rreth orës 03:30. Gjendja e saj dhe e foshnjës është shumë e mirë, super e mirë. Foshnja ka lindur 3 kilogram e 200 gram. Ajo ka lindur me operacion”, ka thënë ai.Për shkak se ka lindur me operacion, Jakupi ka thënë se Haxhiu do të mbahet edhe më tej e shtrirë në klinikë.Kujtojmë që dje ministrja mori pjesë në mbledhjen e 18-të të Qeverisë së Kosovës ku u fol për 100 ditëshin e Qeverisjes./EO/