• 29-07-2021

Me cilën parti do kandidoj Labi për deputet?

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka bërë të ditur se në zgjedhjet e ardhshme do të kandidojë sërish për deputet.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se do të kandidoj për deputet për të qenë njeri i qytetarëve dhe i Kuvendit.

Ndërsa ai akoma nuk e ka bërë të ditur se pjesë e listës së cilës parti do të jetë në këtë garë, pra ai ka theksuar se pret oferta nga subjektet politike

“Pra, në cilën do parti që të jam, ( ku i kam ofertat) dijeni që jam vetëm si kontribues i vendit deri ne realizimin e spitalit për leukemi dhe shumë punë të tjera në të mirë të vendit”, ka shkruar Tahiri.

 

Read Previous

Boki 13 ka dorëzuar gjashtë padi penale

Read Next

Ja sa të infektuar u regjistruan sot nga Covid-19

%d bloggers like this: