Dy 16 vjeçarë arrestohen për vjedhjen e rëndë në një xhami

Estimated read time 2 min read

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona si të dyshuar për përfshirje në një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në një xhami në Suharekë.

Të dyshuarit, që të dy të moshës 16 vjeçare kanë vjedhur një makinë për prerjen e barit në këtë xhami, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rast. Të dyshuarit janë intervistuar në prezence të avokatit dhe punëtoreve te Q.P.S-ë dhe pas intervistës ne konsultim me prokurorin kujdesur për krime te rënda janë liruar. “Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Suharekës me datën 18.122023 përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarit M. A (viti i lindjes 2007, mashkull kosovar shqiptar) dhe L SH (viti i lindjes 2007, mashkull kosovar shqiptar)

Advertisement

Arrestimi i tyre është bërë me dyshimin se te njëjtit kane qenë te përfshirë në një rast vjedhje e rënde qe ka ndodhe ne Xhamin e fshatit Gjinoc të Suharekës, ku ne ketë rast te dyshuarit kane
vjedhur një makinë për prerjen e barit. Ne konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rast. Të dyshuarit janë intervistuar ne prezence te avokatit dhe punëtoreve te Q.P.S-ë dhe pas intervistës ne konsultim me prokurorin kujdesur për krime te rënda janë liruar. Rasti nën hetime”, njofton Policia e Kosovës. /Reporteri.net/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like