• 18-10-2021

Maskat mbani edhe në shtëpi nëse keni vizita, rekomandon OBSH

Elena Ventola von Palo Alto, posiert mit einem Schutzvisier bei der Besprechung des Projektes “Easy Covid 19”, das Verbindungsstuecke fuer Notfall-Atemschutzmasken fuer Krankenhausbeatmungsgeraete herstellt, am Donnerstag, 24. April 2020, in Lugano. Den Partnerfirmen Palo Alta und Lab3D ist es gelungen, eine Notfall-Atemschutzmaske durch Anpassung einer bereits auf dem Markt befindlichen Schnorchelmaske zu schaffen. Das Produkt basiert auf dem urspruenglichen Projekt von ISINNOVA S.R.L. aus Brescia. (KEYSTONE/Ti-Press/Alessandro Crinari)

Maskat mbrojtëse në shtëpi mund të mbahen për të parandaluar infektimet e reja me COVID-19, në rast vizitash nga jashtë dhe kur nuk është e mundur ruajtja e distancës fizike, rekomandoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Përveç kësaj, maskat në shtëpi duhet të mbahen gjatë vizitave kur është e paqartë nëse dhoma është ajrosur siç duhet, sipas një dokumenti të ri udhëzues që u botua në Gjenevë.

OBSH-ja kishte mbështetur mbajtjen e maskave në ambiente të ngushta, por nuk kishte përcaktuar udhëzimet për hapësirat private.

Agjencia shëndetësore e KB tani rekomandon, gjithashtu, një përdorim më të gjerë të maskave në objektet e kujdesit shëndetësor, transmeton ATSH, përcjell albinfo.ch.

Personeli i administratës dhe punonjës të tjerë që nuk janë të përfshirë në kujdesin klinik u shtuan në listën e personave që duhet të mbulojnë hundën dhe gojën gjatë gjithë kohës.

Po ashtu, edhe pacientët duhet të mbajnë maska në situatat kur bien në kontakt të ngushtë me të tjerët.

Në fazën e hershme të pandemisë COVID-19, OBSH shprehu skepticizëm rreth maskave dhe nuk i mbështeti plotësisht ato.

Read Previous

Dieta: Humbni 3 kilogramë deri te festa e Vitit të Ri

Read Next

Kaq paguhet një punëtor i Facebookut

%d bloggers like this: