Mjeku shqiptar nga Gjermania argumenton pse vaksina ska asnje ndikim negativ mbi shtatzaninë

Mejku shqiptar Shkëlqim Reçi, i cili punon në klinikën gjerman Carl von Basedow Klinikum në Merseburg, hedh poshtë të gjitha spekulimet e paraqitura në rrjetet sociale mbi ndikimet negative të vaksinës kundër virusit Covid-19, shkruan NMK-Post. Në një status në rrjetin social  mënyrë të argumentuar shkencore, duke cituar autor relevant botëror,  Reçi vërteton se vaksina në asnjë mënyrë nuk mund të ndikoj mbi asnjë segment në procesin e shtatzanisë. NMK-Post sjell të plot reagimin e dr. Shkëlqim Reçi
A mundet të ndikojë vaksina kundër COVID-19 në mos mbtetjen shtatëzën? Absolutisht JO!
Ne kohën e pandemis e krijuar nga SARS-CoV-2 nuk ka pasur rritje të aborteve spontane. Njerëzit që spekulojnë dhe shpërndajnë gënjeshtra i mbështesin argumentet e tyre në ngjashmërinë e supozuar midis të ashtuquajturës:
1.Proteinë spike të koronavirusit, dhe
2.Proteinës së trupit të quajtur Syncytin-1
Syncytin-1 është përgjegjës për formimin e placentës.
Gënjeshtra ose Teza është se: Nëse trupi ndërton pas një vaksinimi një mbrojtje imune kundër proteinës spike të koronës, kto Antitrupa ndikojn në Syncytin -1 dhe kështu parandalon formimin e placentës.
E Vërteta: Shefja e grupit kërkimor për biokimi dhe kimi bioorganike në Universitetin e Leipzig, Annette Beck-Sickinger ka shpjeguar se nuk ka ngjashmëri të veçantë midis dy proteinave, kështu që “një reagim i tillë i vaksinës është në thelb i pamundur” ( Pra kjo mbrojtje që formon organizmi jon nuk dëmton aspak proteinen Syncytin).
Lars Dölken, Profesor i Virologjisë dhe Imunobiologjisë në Universitetin e Würzburgut, spjegon se: Edhe nëse të dy proteinat tregonin ngjashmëri, nuk mund të konkludohej se mbrojtja e trupit kundër koronavirusit gjithashtu sulmon proteinën Syncytin-1.
Për më tepër: Nëse një reagim i tillë do ishte i vërtet, sëmundja Covid duhet të kishte efekte të dëmshme për gratë shtatzëna. Për shkak se trupi formon të njëjtët mekanizma mbrojtës në rast të një infeksioni, si dhe pas një vaksinimi.Në studimet mbi Sars-CoV-2, nuk ësht gjet asnjë numër i rritur i aborteve ose komplikimeve. Pra nëse ky pretendim i spekulatoreve do të ishte i saktë, atëher çdo grua që ishte infektuar më parë me korona do të duhej të ishte sterile.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like