Prej sot Kafenetë dhe restorantet do të punojnë deri në ora 21:00

Duke filluar nga sot, restorantet dhe kafenetë do të punojnë deri në ora 21:00. Ky vendim u morr nga qeveria në seancën e ditës së martë, përcjell NMK-Post.
Ky vendim nuk vlen për objektet hotelerike në Aeroportin Ndërkombëtar “Shkupi” dhe Aeroportin “Apostol Pavle” në Ohër, si dhe restorantet ose hapësirat për ushqim në hotele, motele, hostele, pansione dhe objekte tjera për akomodim.

Advertisement

Objektet hotelierike që përgatisin dhe shesin ushqime mund të shesin në një mënyrë alternative me porosi online ose telefonike dhe të bëjnë dorëzimin ose të mundësojnë vetë-mbledhjen e porosisë jashtë objektit hotelierik.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like