“LSDM të përmirësojë gjendjen në shtet, nuk ka kushte për koalicion LSDM-VMRO”

Lidhja Demokratike vlerëson se nuk ka kushte që të formohet Qeveria e mbështetur nga LSDM dhe VMRO-DPMNE sepse, siç thonë nga kjo parti politike, as oferta nuk është serioze, e as përgjigja nuk është e sinqertë. Kryetari i kësaj partie konsideron se Qeveria duhet të përkushtohet të punojë në luftën kundër pandemisë.
“Për shkak kësaj, në vend të grindjeve të kota, konsiderojmë se Qeveria duhet me përkushtim të punojë në luftën efikase kundër pandemisë (veçanërisht në furnizimin e vaksinave), debllokimin e eurointegrimeve,, reforma në sistemin gjyqësor dhe dekriminalizimin, stabilitetin në shtet dhe zhvillimin ekonomik”, thuhet në komunikatën e partisë.
Aty shtohet se edhe partitë opozitare duhet në mënyrë më përgjegjëse të veprojnë dhe të mbështesin projektet ligjore lidhur me menaxhimin me pasojat nga kriza shëndetësore dhe ndërtimin e një shoqërie rreth çështjeve shtetërore dhe kombëtare./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like