Haradinaj: Manipuluesve të zgjedhjeve ju uroj dënime meritore

Lideri i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reagar pas dyshimeve për manipulim të votave në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, njofton Insajderi. Haradinaj ka bërë thirrje që “manipuluesit kushdo qofshin dhe për interesa të kujtdo qofshin, ju uroj dënime meritore”. Tutje, ai ka ftuar organet e rendit që të merren me rastet e parregullësive në zgjedhje.
“Të gjithë meritorët që zgjedhjet e 14 shkurtit të jenë të rregullta dhe me standarde të larta demokratike, i falënderoj nga zemra. Manipuluesit kushdo qofshin dhe për interesa të kujtdo qofshin, ju uroj dënime meritore”, ka shkruar i pari i AAK-së në Facebook. “Pluralizmi dhe demokracia e brendshme në Aleancë janë të shenjta”, ka shtuar tutje Haradinaj.
Së fundmi në media ka qarkulluar një video-incizim, ku thuhet se Dardan Stublla, burri i ministres në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj, ia ka blerë votat asaj. Mirëpo një gjë të tillë ai e ka mohuar./Insajderi.com

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like