LSDM-së i shtohet një deputet plus në Kuvend

Estimated read time 1 min read

LSDM nga sot e ka një deputet më tepër në Kuvend, pasi deputeti Mirosllav Bogdanovski nga DOM ka dhënë dorëheqje. Partia DOM është në koalicion me LSDM-në por së fundmi kanë vepruar si të pavarur, informon Zhurnal.

Kështu, LSDM përforcon koalicionin parlamentar me një deputet të tyre. Nuk do të rritet shumica parlamentare por do të jetë sado pak më e qëndrueshme. Bogdanovski është kthyer në vendin e tij të vjetër të punës si inspektor kryesor në Qytet të Shkupit.

Advertisement

Në listën e deputetëve tani në radhë është deputetja e LSDM-së, Daniella Nikollova.//Zhurnal.mk

Advertisement
Advertisement

You May Also Like