LSDM: Regjistrimi i popullsisë do të jetë profesional

Komisioni për Çështje Evropiane ka nisur debatin mbi Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë, ndërkohë që partitë politike mbeten me qëndrime të ndara rreth zbatimit të këtij operacioni statistikor. Nga LSDM këmbëngulin se regjistrimi i popullsisë është i rëndësishëm për zhvillimin e shtetit dhe ky regjistrim do të mbahet në prill të vitit 2021. Sipas tyre, regjistrimi nuk do të varet nga vullneti i partive politike dhe kryetarëve të tyre.

“Me propozim-ligjin për regjistrimin e popullsisë, që është në procedurë parlamentare, mundësojmë zbatimin e regjistrimit të popullsisë sipas standardeve më të larta të BE-së, operacion statistikor që do të realizohet nga Enti Shtetëror për Statistika. Me Propozim-ligjin, kemi për qëllim që këtë operacion statistikor asnjëherë të mos trajtohet si çështje politike, por vetëm si operacion statistikor”. Regjistrimi nuk duhet të varet nga vullneti i partive politike dhe liderëve. Ne pamë se çfarë do të thotë kjo qasje kur VMRO-DPMNE organizoi një regjistrim në 2011 i cili dështoi, bashkë me parat qytetarëve.”,- deklaroi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

VMRO-DPMNE: Mospranimi i kërkesave jep regjistrim jo të saktë

Edhe nga VMRO-DPMNE e dhanë qëndrimin e tyre për zbatimin e regjistrimit.

“Le të harrojë Zoran Zaev se ai mund të organizojë një regjistrim të talibanëve dhe se ai do të kalojë. Regjistrimi është operacioni më i madh statistikor dhe të dhënat që do të dalin prej tij janë jetike për krijimin e politikave të institucioneve në periudhën afatmesme dhe afatgjatë. Regjistrimi nuk duhet të mbetet si angazhim paushall, i cili do të kryhet me marrëveshje politike. Vetë fakti që Zaev përjashton publikun dhe nuk pranon propozimet e opozitës tregon se ai nuk ka ndërmend të kryejë një regjistrim të vërtetë.”,- thanë nga VMRO.

Advertisement

Nga koalicioni AA- ASh vlerësojnë se nevojitet plotësim i propozim-ligjit për popullsi me disa amendamente, të cilat do të risin besimin në tërë këtë proces. Ndërkohë kreu i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, thotë se teksti i ligjit është i pandryshueshëm dhe se kërkesa e opozitës shqiptare për Komision Shtetëror për Regjistrim rrezikon konceptin për regjistrim efikas./Tvm2

Advertisement
Advertisement

You May Also Like