• 14-05-2021

LSDM pyet Mickoskin: Me kë po bashkëpunon në Bullgari?!

 Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov, ka pyetur kreun e VMRO-DPMNE-së që të tregojë se me cilat struktura në Bullgari bashkëpunon pasi në protestën e fundit deklaroi se ka informata që këtë fundjave në Sofje po coptohet Maqedonia. Në pyetjen nëse do të pranojnë udhërrëfyes për marrëveshjen me Bullgarinë, ai u përgjigj se nuk ka nevojë dhe nuk do të ndodhë asnjë marrëveshje e re ose aneks i ri i marrëveshjes dhe se nuk ka bisedime të reja dhe nuk ka përfaqësues zyrtar në Sofje.

“Hristijan Mickoski ka obligim të dal; para qytetarëve dhe të tregojë kush ja ka dhënë atë informatë? A i janë lajmëruar personalisht Mickoskit apo përmes ndërmjetësuesve? Nëse e paska ditur se përgaditet diçka e rrezikshme për shtetin përse nuk ka denoncuar tek institucionet kompetente. Ja erdhi fundjave, as u copëtuam as nuk pati përfaqësues zyrtarë në Sofije”./Northmacedonia-post/

Read Previous

Temperatura të larta në Sydney të Australisë, qytetarët dalin nëpër plazhe

Read Next

A e dini se për këtë vogëlushe tani flet e gjithë bota? (Foto)

%d bloggers like this: