• 06-03-2021

Linjë telefonike falas për të paraqitur ahengjet gjatë festave të fundvitit

Qytetarët do të jenë në gjendje të raportojnë ahengjet dhe festat e paligjshme si dhe tubimet e më shumë se katër personave në një linjë telefonike falas. Ministria e Brendshme ka paralajmëruar projektin për një linjë telefonike falas për këtë qëllim, pak para festave të Vitit të Ri.

“Sot do të dalim me një projekt për një numër telefoni pa pagesë, anonim, dhe unë i bëj thirrje çdo qytetari të ndihmojë dhe të jetë bëhet partner në parandalimin e përhapjes së virusit, dhe aty ku do të ketë organizohen ahengje dhe festime, të raportojnë në numrin e telefonit, si qytetarë anonim”, tha Spasovski.

Ai njoftoi kontrolle më të rrepta gjatë festave, me qëllim parandalimin e shpërthimit të infeksioneve me koronavirus.

Read Previous

Policia e Tetovës gjen vajzën e humbur

Read Next

Xhaka: I heshta kritikët sepse flisnin shumë

%d bloggers like this: