Breaking News :

nothing found
14-08-2022

Kurti: Do të votoja pro bashkimit me Shqipërinë po të kishte referendum

Advertisement

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti është deklaruar në lidhje me organizimin e një referendumi për bashkim me Shqipërinë, ide kjo e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj nëse Kosova deri në vitin 2024 nuk integrohet në strukturat euroatlantike.Kurti në një intervistë me Euronews ka thënë se nëse do të mbahej një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ai do të votojë pro.“Ne ende nuk kemi ligj për referendume në Kosovë, por dy referendume ndërmjet shtetit tonë dhe Shqipërisë do ta zgjidhnin një gjë të tillë. Mendoj se do të votoja pro”, tha Kurti, i pyetur se si do të votonte në një referendum të tillë të mundshëm./klankosova

Advertisement

Read Previous

LSDM vendosi, kongresi me 21 Mars

Read Next

“Thaçi e Veseli punuan çdo ditë për zhvillimin e shtetit”