Kultura shqiptare në Maqedoni/ ‘Përplasen’ BDI dhe ASH

Estimated read time 3 min read

Fatih Qaili nga Aleanca për Shqiptarët në konferencë për shtyp tha se më në fund pas një dekade zvarritje e keqpërdorime, përfundimisht u rihap Teatri i Shkupit.

“Urime të gjithë artistëve dhe artdashësve, atyre që për një dekadë e kanë pritur këtë ditë dhe për aq kohë u është ndaluar hyrja në këto dyer. Sot jemi këtu për t’ju thënë se u ndalohet hyrja funksionarëve të lartë të BDI-së, që për më shumë se një dekadë mbajtën peng këtë kështjellë të kulturës shqiptare. I kemi parë në shumë raste duke keqpërdorur ngjarje sportive, kulturore e madje edhe manifestime të fëmijëve edhe pse nuk kanë pasur as të drejtë e as ndonjë meritë për ato ngjarje”, tha Qaili. Ai shton se funksionarët e BDI-së përveç se nuk kanë meritë për këtë rihapje, kanë edhe faj për vonesën për më shumë se një dekadë.

Kanë faj për keqpërdorimet e parave të qytetarëve, për lënien pa punë artistët dhe pa shfaqje artdashësit. Ata kanë edhe faj të madh kombëtar, faj për shkatërrimin e kulturës shqiptare me çdo veprim dhe vendim”, deklaroi Qaili.

Sipas tij, funksionarët e BDI-së janë shkatërrues të kulturës shqiptare dhe se duhet të mbajnë përgjegjësi.

Advertisement

“Për ju nuk ka vend në ulëset e Teatrit, por në bankat e të akuzuarve”, pohoi Qaili.

Reagimi i BDI-së;
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar në ndaj konferencës për shtyp të ASH-së duke thënë se “mungesa e ideve, mospasja e projekteve të realizuara nga ta, nihilizmi kronik ndër vite dhe prirja vandale e opozitës shqiptare i neverisë qytetarët dhe është një nga arsyet për dështimet e tyre të njëpasnjëshme.

“Ndryshe nga prirjet vandale opozitare, Bashkimi Demokratik për Integrim ndërton teatro, shkolla, spitale, rrugë, çerdhe dhe angazhohet për cilësinë e jetës së qytetarëve duke krijuar vepra të panumërta për ta lehtësuar përditshmërinë e çdo qytetari”, thonë nga BDI.

Ata shtojnë se dje teatri kishte festë, ndërsa opozita edhe pse ishte e ftuar nuk erdhi për të festuar.

“Plani opozitar që ta vandalizojnë teatrin në 71 vjetorin e vet dhe në rihapjen e teatrit të rinovuar tërësisht është neveritës. Qytetarët nuk rreshtohen pas grindavecëve, pas vandalëve, pas nihilistëve të cilët nuk kanë asnjë projekt të vetin të realizuar prej që kur ekzistojnë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like