Radev: Nga Maqedonia e Veriut varet nëse do të hiqet bllokimi

Estimated read time 1 min read

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev i komentoi marrëdhëniet dhe bisedimet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut pas votimit të tij në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Sofje.

Në pyetjen nëse Qeveria e re do ta ndryshojë politikën ndaj Shkupit, presidenti bullgar tha se politika e Bullgarisë ndaj RMV-së nuk varet se kush është në pushtet. “Politika e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut nuk varet se cila qeveri është në pushtet dhe si do të jetë përbërja parlamentare, por varet nga udhëheqja e dialogut të hapur konstruktiv mes Shkupit dhe Sofjes dhe ky dialog duhet të udhëhiqet në këto dy kryeqytete. Jo në Bruksel ose Paris dhe po ashtu varet edhe nga kriteret që i ka përmbushur Shkupi për anëtarësim në BE”, tha Radev.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like