Dy vllezër kër’cënojnë me jetë nëpërmjet ‘Viberit’ kryetarin e Haraçinës – prokuroria jep detaje!

Estimated read time 1 min read

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër dy vëllezërve të cilët dyshohet se kanë kryer vepër penale – Rrezikimi i sigurisë nga neni 144 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 2 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal.

Të dyshuarit të moshës 42 dhe 35 vjeçare në disa raste përmes telefonit e kanë kërcënuar zyrtarin – kryetarin e Komunës së Haraçinës, duke i shkaktuar pasiguri, ankth dhe frikë. Pasi i ka denoncuar ata kanë vazhduar me kërcënime serioze për të sulmuar jetën dhe trupin e tij përmes mesazheve në Viber.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masave të sigurimit ndalim të largimit nga vendbanimi/vendbanim, konfiskim të përkohshëm të dokumenteve të udhëtimit apo të tjera për kalimin e kufirit shtetëror, detyrim për paraqitje, te organi kompetent, ndalim për hyrje në objektin e komunës së Haraçinës, si dhe ndalim për afrim dhe kontakt me kryetarin e lënduar./SlobodenPeçat

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like