• 26-02-2021

Kujdes/ 2000 policë do të jenë të angazhuar në natën e Vitit të Ri në Maqedoni, ja pse!

Natën e 31 dhjetorit, jozyrtarisht, rreth 2.000 policët do të jenë në terren dhe do të kontrollojnë nëse respektohen masat për mbrojtje nga coronavirusi.

Cak i policisë do të jenë vendet turistike me vila, por policë do të ketë edhe nëpër sheshet dhe rrugët e gjitha qytetareve. Pas denoncimin për festë, shërbimet policore me urdhër nga Prokuroria mund të hynë në çdo objekt.

 

 

Ministri Oliver Spasovski paralajmëroi kontrolle të përforcuara nëpër vila, banesa dhe apartamente dhe ta se çdo do të përgjigjet për organizimin e festave me grupime.

Ai përsëriti se këto veprime janë vepra penale për rrezikim të shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve.

“Kemi plan aksional që do të zbatojmë gjatë festave, për vit të ri dhe për çdo ditë do të ketë kontrolle me qëllim që të ndalojmë festat siç ndodhi mbrëmë në Vollkovë. Një ngjarje të tillë kishim edhe në Kumanovë ku ndaluam ahent familjar, dhe kështu do të vazhdojmë”, tha Spasvoski.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në një vilë në Vollkovë të Shkupit janë arrestuar 29 persona për shkak të organizimit të festës private në vilë, ndërsa policia ka gjetur edhe drogë./Telegrafi/

Read Previous

10 viktima dhe 499 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Read Next

Lazio kthen Muriqin në Fenerbahçe

%d bloggers like this: