• 02-03-2021

10 viktima dhe 499 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 10 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri.

Nga 2165 testime, janë konfirmuar 499 raste të reja, ndërsa 384 persona raportohet të jenë shëruar.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 180 raste në Tiranë, 36 në Durrës, 29 në Fier, 21 në Shkodër, 19 në Vlorë, nga 16 raste në Elbasan, Gjirokastër, 15 në Sarandë, 13 në Lushnje, nga 12 raste në Lezhë, Berat, 11 në Dibër, nga 9 raste në Pogradec, Kavajë, nga 8 raste në Mirditë, Mat, etj.

10 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 56,254 raste, prej tyre 31,565 janë të shëruar, 23,536 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1153 pacientë./Nmk-post/

Read Previous

Kompania shqiptare “Ecolog” fiton tenderin për vaksinim kundër Covid19

Read Next

Kujdes/ 2000 policë do të jenë të angazhuar në natën e Vitit të Ri në Maqedoni, ja pse!

%d bloggers like this: