Kreu i ushtrisë izraelite: Rreth 100 avionë luftarakë bombarduan Gazën gjatë natës!

Estimated read time 1 min read

Ushtria izraelite mbrëmjen e djeshme njoftoi se forcat e saj tokësore do ta zgjerojnë aktivitetin në Rripin e Gazës, teksa ushtria përgatitet për pushtim të plotë tokësor në këtë territor të rrethuar.

Sipas BBC, pati një bombardim të madh në veri të Rripit të Gazës në një shkallë që nuk e kemi parë kurrë më parë. Në zonë u vunë re flakë të mëdha nga shpërthimi teksa ushtria përdori lloje të ndryshme bombash. Ka panik kudo, madje edhe aty ku bombardimet ishin më të pakta, pasi njerëzit përpiqen të kontaktojnë anëtarët e familjes në zona të tjera për të kontrolluar nëse janë të sigurt, por telefonat janë ndërprerë.

Advertisement

Rreth njëqind avionë luftarakë u përdorën në bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës gjatë natës që shkatërruan qindra objektiva të Hamasit, sipas kreut të Operacioneve të Forcave Ajrore të Izraelit, Gilad Keinan. Përmes një postimi në X, forcat izraelite njoftuan se qëllimi bombardime ajrore është i qartë, të shkatërrojë gjithçka që preket nga Hamasi./M.K-dritare.net

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours