Kreu i bandës shqiptare: Ja pse nuk e grabitem Mesin

Estimated read time 1 min read

Kreu i bandës shqiptare: Nuk e kam grabitur Messin se e respektoj

Vjedhjet nëpër shtëpitë e futbollistëve janë kthyer në trend. Viktima e fundit e grabitësve ishte Sergio Ramos dhe një nga kriminelët që merret pikërisht me të tilla ka dhënë një intervistë për gazetën spanjolle “El Español”.

Bëhet fjalë për kreun e një bande shqiptare të njohur vetëm me emrin Alberto. Alberto thuhet se është kreu i një grupi prej më shumë se njëqind kriminelësh.

“Ne grabitëm Karim Benzema dhe një herë u përpoqëm të grabisnim Cristiano Ronaldon. Ne bastisëm shtëpinë e tij në Madeira, por plaçka që gjetëm atje nuk ishte joshëse. 11 vjet më parë ne hymë në shtëpinë e Johan Cruyff, as që e dinim se ishte e tij. E kuptuam se i kujt ishte kur pamë fotot në mure. Arritëm të vidhnim sende me vlerë rreth 20 mijë euro”, tha Alberto.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours