Krenare Fida, struganja që synon të vesh mantelin e gjykatëses në Austri

Diaspora shqiptare në Austri po integrohet sa më shumë në institucionet austriake. Të rinj e të reja kanë kapur rrugën e shkollimit duke u ngjitur majave të suksesit. I tillë është rasti i struganes Krenare Fida. Ajo është një nga studentet të cilat me sukses të lartë arriti të diplomoj në Universitetin e Grazit – Austri, përcjell NMK-Post. Krenarja korri suksese mjaftë të larta gjatë studimeve në Fakultetin Juridik – dega Gjyqësi, dhe synon që karrierën e saj ta vazhdoj në sistemin gjyqësor austriak.

” E para pas kësaj janë studimet e doktoraturës. Synoj të përmbush plotësisht përgatitjet profesionale dhe akademike. Shpresoj një ditë të mbrri të jem gjykatëse” tha për NMK-POST Krenare Fida. Ajo thot se është e përkushtuar ndaj profesionit dhe do të vazhdoj në këtë mënyra drejt përsosjes profesionale. Krenarja në vazhdim potencon se të rinjtë shqiptarë në Austri i kanë të gjitha mundësitë që të vazhdojnë studimet në universitetet austriake, dhe se një gjë e tillë po shfrytëzohet në maksimum

Advertisement

“Jo vetëm prindërit, familja dhe rrethi, për Krenaren krenohemi edhe ne si komunitet shqiptarë në Klangenfurt. E them me bindje të plotë, krenohemi se nga komuniteti jonë dalin të rinj shembull si Krenarja e cila padyshim se do të jetë një gjykatëse e denjë në Gjyqësinë e Austrisë” tha për NMK-POST Ardian Dervishi, kryetar i shoqatës së shqiptarëve në Klangenfurt të Austrisë.

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like