Gjermania vazhdon me lehtësimin e ngadaltë të masave anti-covid

Dyqanet, objektet kulturore dhe sportive hapen me kufizime për grumbullimet
Kjo e hënë nisi me masa të lehtësuara anti-COVID në Gjermani. Tashmë mund të takohen deri në 5 persona nga dy familje të ndryshme, teksa deri më tani nuk lejoheshin grumbullimet e mëdha në gjithë vendin.

Hapen muzetë e aktivitetet e tjera kulturore me numër të kufizuar përmes prenotimit për të shmangur grumbullimet e mëdha e në të njëjtën mënyrë do të funksionojnë edhe qendrat sportive si dhe shkollat e kurset.
Në farmaci nis shpërndarja e testeve të shpejta falas për COVID-19 që mund të kryen nga çdo individ në shtëpi. Çdo person mund të marrë nga 1 test falas për çdo javë për të mbajtur nën kontroll gjendjen shëndetësore.

Nga fundi i Shkurtit këto teste nisën të shiteshin në farmaci e supermarkete. Infektimet ditore këtë të hënë ishin më të larta krahasuar se një javë më parë.
Edhe Gjermania është përfshirë nga tendenca në rritje e infektimeve ditore ashtu si i gjithë kontinenti, ndaj dhe ekspertët i kanë bërë thirrje qeverisë të mos nxitohet me lehtësimin e masave. Franca dhe Italia kryesojnë listën europiane për infektimet në kontinent.

Advertisement

Ndërsa Shtetet e Bashkuara shënuan një tjetër shifër të ulët infektimesh ditore prej rreth 40 mijë rastesh, një kuotë e zakonshme për Shtatorin e vitit të kaluar.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like