Koalicioni VMRO-ASH/ Zendeli ka një porosi

Estimated read time 2 min read

Deputeti Fadil Zendeli, kandidat nga rradhët e Lëvizjes Besa për komunën e Gostivarit, bëri një postim në rrjetin social facebook, duke reaguar për koalicionin parazgjedhor mes partive opozitare shqiptare dhe maqedonase Aleanca për Shqiptarët dhe VMRO-DPMNE, që do të bashkëpunojnë mes vete në zgjedhjet lokale që do mbahen më 17 tetor 2021, në Maqedoninë e Veriut.

Zendeli në postimin e tij thotë se kur partia Besa bëri koalicion parazdhedhor me LSDM-në, i akûzuan me fjalët më të rënda, por megjithatë edhe pas akûzave, Besa vazhdoi pa u lëkundur duke betonuar ardhmërinë pro – perëndimore të vendit.

Më tej Zendeli shtoi se qytetarët e Maqedonisë së Veriut, në zgjedhje duhet të vendosin dhe ta bëjnë dallimin.

Ja postimi plotë:
Kur Lëvizja BESA sipas Zendelit bëri koalicion parazgjedhor me LSDM të gjithë na akuzuan me fjalët më të rënda mirëpo ne vazhduam deri ne fund pa u lëkundur dhe betonuam ardhmërinë pro-perëndimore të vendit. Kjo sipas nënkryetarit të Besës është vizion politik kur jep nga vetvetja për të mirën e përgjithshme. Këshu funksionon Lëvizja BESA.
“Ndërsa sot, partitë politike si BDI apo ASH, po nxitojnë nëpër dyert e partive maqedonase LSDM dhe VMRO-DPMNE që të sigurojnë mandatet për Komunat u shpreh Zendeli. Dallimi mes ne dhe tyre qëndron në atë se veprimet e Lëvizjes BESA kanë për qëllimin të sigurojnë të ardhme më të mirë për shtetin dhe qyterarët, ndërsa veprimet e partive BDI dhe ASH kanë për qëllim vetëm interesat e tyre të ngushta partiake dhe klanore u shpreh ai duke sbtuar se qytetarët në zgjedhjet lokale duhet të vendosin dhe të bëjnë dallimin .Tetovasot

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like