Kasami: “Në zgjedhjet lokale po pregaditemi të garojmë vetëm”

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në emisionin Politica, në TV Globi, njoftoi se në këto zgjedhje lokale, po pregaditen të garojnë vetëm, si dhe rreth kandidaturave komunale, që u përfolën në opinion, theksoi se me shumicën prej tyre është në bisedime, përtej Blerim Sejdiut- Komuna e Zhelinës, që e ka të garantuar kandidimin e tij, si dhe përveç kandidatëve për komunat e Bogovinës dhe Bërvenicës, për të cilët ende nuk ka ndonjë vendim dhe veprim konkret.

Kurse për Komunat e Tearcës- Abdush Demiri, Tetovës- Skender Saiti dhe Gostivarit-Fadil Zendeli, Kasami konstatoi se ka bisedime serioze dhe mundet të arrihet marrëveshje, por përsëri këtë do e vendosin me marrëveshje me kandidatët dhe nëpërmjet vendimit të organeve të partisë.

Deklarata e plotë, e Kasamit:

Në këto zgjedhje lokale po pregaditemi të garojmë vetëm, pasi për ne kjo është shumë me rëndësi.

Do na ndihmojë edhe përvoja e jonë e qeverisjes, për t`i bindur qytetarët dhe do jemi kandidaturë serioze.

Ndërsa, në komunat ku do nevojitet bashkëpunim për arsye që të udhëhiqen edhe më tutje nga shqiptarët, do bashkëpunojmë.

Kurse, sa i përket bashkëpunimeve, nësë bëjmë koalicione më e natyrshme do ishte të bashkëpunojmë me koalicionin qeveritarë, qoft LSDM-në apo edhe BDI-në, por pa mos I përjashtuar edhe partitë e tjera.

Ndërsa, me Skender Saitin- Komuna e Tetovës, Abdush Demirin-Komuna e Tearcës, Fadil Zendelin- Komuna e Gostivarit, jemi në bisedime, por këtë do e vendosin organet e partisë.

Ndërkaq, me Besnik Emshiun-Komuna e Bogovinës, nuk kam pasur ende një takim, kurse Benjamini- Komuna e Bërvenicës, për shkak rrethanave në atë Komunë, mund të kemi koalicion.

Blerim Sejdiu, e ka merituar që të kandidojë edhe për një mandat me Komunën e Zhelinës, deklaroi Kasami.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like