Pronari i televizionit kap për b***e gazetaren (VIDEO)

Një video e rëndë është publikuar nga gazetari Telnis Skuqi ku denoncon administratorin e ALPO TV në Gjirokastër, Aristotel Petro, se ngacmon vajzat e mitura që shkojnë nga gjimnazi për të punuar në televizionin e qytetit. Ndër të tjera Skuqi shkruan se një studente gazetarie, tani në vitin e dytë në master, i ka dërguar një video ku denoncon ngacmimin e administratorit të ALPO TV, Aristotel Petro, e regjistruar kur ajo ishte gjimnaziste dhe punonte në televizionin lokal. SHKRUAN TELNIS SKUQI: Një nga shumë ish-reporteret e televizonit Alpo, më tregoi dramën e saj personale, disa muaj më parë. Ai nuk e meriton të jetë pjesë e komunitetin tonë, – më shkruajti ish-reporterja, S.G, sot një studente e vitit të dytë në master në Tiranë. Si fillim, ajo më kërkoi t’i ruaj identitetin e saj. “E kam pasur ëndërr të isha gazetare, prandaj vendosa të punoja qysh gjimnaziste në Alpo TV”, – nis rrëfimin ajo. Prindërit e saj e kishin mbështetur, madje ata kishin bashkëbiseduan me administratorin i televizionit, Aristotel Petro. Sipas saj, Petro ishte treguar i gatshëm ta punësonte në redaksinë e lajmeve. Ai kishte një sjellje shumë të çuditshme ndaj vajzave të mitura”, – më thotë ajo.Në fillim më prekte në faqe. Sinqerisht mendoja se ishte thjeshtë një veprim inkurajimi, por shpejt ai shfaqi anën e tij më të zezë, – më rrëfen ajo.Ai më shkatërroj jetën! Ai më lëndoi shumë vetëm sepse unë isha e mitur, – thotë ajo.Për të, televizoni që administron ishte thjeshtë një karrem për vajzat e mitura. Përmes televizoni ai joshte vajzat gjimnaziste dhe më pas ngopte epshet e tij. Ai është i sëmurë. Ai është mostër, – vazhdonte të shkruaj ajo në inboxin tim në facebook. E kam njohur personalisht dhe e di se çfarë njeriu është. Këto ngacmime nuk i bënte vetëm me mua, por me të gjithë shoqet e mia që punonin në Alpo TV, – tha ajo dhe sakaq shtoi: – Ai është njeri shumë i keq!. Pavarësisht dramës personale, studentja e vitit të dytë në master nuk e ka humbur refleksin e reporteresh. Ajo e di që prova është arma më e fortë për të faktuar të vërtetën e saj. Personalisht disponoj të paktën pesë video me sekuenca të shkurta, por jam e gatshme të të ofroj një prej tyre. Unë nuk dua hakmarrje, por dëshiroj të shpëtoj vajza të tjera nga ky përbindësh, – përfundoi rrëfimin ajo.(Shënim: Iniciali S.G. është një trillim gazetaresk dhe i rastësishëm, me qëllim për të ruajtur identitetin e plotë të vajzës së lënduar, si dhe për të respektuar Kodin e Etikës së Gazetarisë)

Advertisement

Advertisement
Advertisement

You May Also Like