Anthony Joshua ka konfirmuar planet e tij për një ballafaqim me Tyson Fury.
Pas f itores ndaj sfiduesit Kubrat Pulev, kampioni në fuqi i kategorisë së rëndë në boks e tha publikisht emrin e kundërshtarit të tij të ardhshëm, transmeton lajmi.net.
Advertisement
“Tyson Fury? Duhet t’i pyesni edhe tifozët”, tha Joshua duke konfirmuar vendosmërinë e tij të ballafaqohet me bashkëkombësin e tij.
“Unë jam i gatshëm për të gjithë, i gatshëm t’i nokautoj të gjithë”, shtoi ai.
Promotori i tij, Eddie Hearn shtoi: “Fury? E dimë se çfarë duhet të bëjmë, e dimë se çfarë dëshiron AJ edhe pse ai deklarohet më i rezervuar. Do të punojmë drejt marrëveshjes”. /Lajmi.net/
Advertisement
Advertisement