Jo vetëm Shqipëria/ FIFA dënon edhe Poloninë për sjelljen në Air Albania, nuk pritet mirë

Estimated read time 1 min read

FIFA ka dënuar jo vetëm Shqipërinë për sjelljen në Air Albania, por edhe Poloninë. Sigurisht që dënimi ishte pak më i rëndë për ne si vend organizator për ndeshjen. Ndërkohë edhe polakëve u është tërhequr vëmendja pasi tifozët e tyre nisën përplasjen me mbështetësit shqiptarë.

Kështu FIFA ka dënuar Federatën Polake të Futbollit me 50.000 franga. Kësaj shifre i bashkangjitet edhe ndeshja e radhës me Andorën në transfertë, atje ku nuk lejohët asnjë tifoz i Polonisë që të mbështesë ekipin. Ky vendim nuk është pritur mirë në Poloni që quanin vetëm Shqipërinë si fajtore për gjithçka ndodhi. /Sport Ekspres

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like