Jo me bukuri, por me vepër – Policja kosovare që la gojëhapur gurbetqarët në nevojë

Një lexues i rregullt i NMK-Post ka shkruajtur një letër redaksisë tonë me cilin kërkoi të falenderonte për gjestin e madh policen kosovare, e cila edhe nuk u prezantua atyre.

Po e postojmë letrën e plotë:

Duke u kthyer për në vendlindje, afër Prishtinës na ndodhi një e papritur jo e këndshme. Rastësisht pran nesh u ndal një veturë e Policisë së Kosovës. Prej saj dolën një police dhe një polic, të cilët sipas veshjeve nuk i takonin ekipeve të komunikacionit  sepse ishin të veshur me veshje të ekipeve më të specializuara apo për reagime të shpejta dhe me siguri ktheheshin nga ndonjë aksion i tyre. Ata në mënyrë eksprese zgjodhën problemin tonë dhe duke parë se jam me zonjën dhe me fëmijë, nuk na kanë lënë në mes të rrugës por na afruan deri në shtëpi. I ftuam në kafe se deshëm ti falenderonim, nuk pranuan. Nuk pranuan as të na thonë emrat. Shoqja duke u përshëndetur arriti ti bëj një foto polices. E falenderuam pa masë për shrbimin, e ajo na tha: Jemi në shërbim të atdheut! Ju lutemi ta postoni këtë foto se kjo police dhe kolegu i saj na bëjnë krenar me Policinë Kosovare – Refet K. /NMK-Post

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like