• 29-07-2021

RAMA: Pas Kosovës, energjetikisht lidhemi edhe me Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama paralajmëroi se pas vendosjes në funksion të largpërçuesit Shqipëri – Kosovë më 14 të këtij muaji, sfida e ardhshme për Qeverinë e Shqipërisë është ndërtimi i largpërçuesit prej 400 kilovolt me Maqedoninë e Veriut.

Shefi i Qeverisë shqiptare sot publikoi se kanë filluar aktivitetet për linjën e interkoneksionit me Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se Shqipëria është në proces të zgjerimit të tregut energjetik edhe me Italinë dhe Malin e Zi.

“Për momentin jemi të përqendruar në realizimin e projektit për linjën e interkoneksionit Shqipëri – Maqedoni, ndërsa sapo e lëshuam në përdorim linjën Shqipëri – Kosovë, projekt të cilin e konsideronte paraardhësi im të drejtë historike, por u shndërrua në rrëfim po aq të dhimbshëm, sa edhe qesharak, ndërsa pastaj i bllokuar disa vite me veton e Serbisë, e cila ishte hequr nga Shengeni ballkanik”, tha Rama.

Sipas tij, ky zhvillim i rëndësishëm mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe nga ana tjetër “projekti me Maqedoninë janë pjesë e ndryshimeve të mëdha të cilat ndodhin” dhe paraqet “fazë të re në sektorin energjetik”.

Ai theksoi se pikë tjetër e rëndësishme në sektorin vendor energjetik është nënshkrimi i marrëveshjes me SHBA-në për ndërtimin e Hidrocentralit “Skavica” në lumin Drin, në kufirin Shqipëri-Maqedoni e Veriut, në Dibër. Rama është i bindur se me ndërtimin e “Skavica” vendi i tij do të bëhet eksportues i energjisë elektrike.

Read Previous

Jo me bukuri, por me vepër – Policja kosovare që la gojëhapur gurbetqarët në nevojë

Read Next

Lionel Messi u ‘dërgon’ dhuratë kundërshtarëve të tij

%d bloggers like this: