Policia zbuloi hero*ine në shtëpinë e një gruaje në Gostivar

Policia gjeti 110 gram her*oinë në shtëpinë e një gruaje. Ministria e Punëve të Brendshme, informon se të premten në orën 12:00, pas masave të marra nga inspektorët nga Zyra e Jashtme për Çështje Penale në Gostivar, u bë kontroll në shtëpinë e V.S. (37) nga Gostivari dhe u gjetën rreth 110 gram pluhur që pretendohet të jetë lëndë nar*kotike e tipit hero*inë. Personi është i privuar nga liria. Pasi çështja të dokumentohet plotësisht, do të ngrihet një akuzë e përshtatshme, thuhet nga Ministria e Brendshme. Nuk bëhet e ditur për kohëzgjatjen e paraburgimit dhe për masat e tjera të cilat janë ndërmarrë në këtë rast.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like