• 26-07-2021

Jep dorëheqje trajneri i Maqedonisë

Maqedonia e Veriut pësoi një disfatë 3-0 në sfidën ndaj Holandës dhe ky rezultat ka qenë fatal për të ardhmen e trajnerit Igor Angelovski, i cili ka dhënë dorëheqjen si trajner i maqedonasve.
“Pas turneut do të japim një vlerësim të përgjithshëm. Nuk duhet të jemi të dëshpëruar se është një paraqitje debutuese dhe dua të falënderoj të gjithë futbollistët për mundin e tyre. Nuk komentoj vendimet e arbitrave, vetëm dua të shtoj se si njeri dhe si trajner duhet vendosur një cak.

Kjo është konferenca ime e fundit, dua të falënderoj stafin teknik, futbollistët dhe Gorand Pandev bashkë me të gjitha mediat që bashkëpunuan me ne dhe falënderoj familjen time për përkrahjen. Këto janë momente që do të mbahen mend gjithë jetën. Nuk i dalloj futbollsitët dhe nuk dua të veçoj asnjërin prej tyre.

Read Previous

Kontrollimi i qe*lizave ne*rvore me anë të dritës hap rrugë të reja për studimin e trurit

Read Next

Ahmeti: Ribrendimi me Agjendën e gjelbër na çon më afër botës së fuqishme

%d bloggers like this: