Shpallen çmimet sekrete të vaksinave të Covid

Sekretarja e Thesarit e Belgjikës Eva de Blacker ka njoftuar çmimet e vaksinave kundër Covid-19, raportuan mediat lokale.

Sipas raporteve të medias, të dhënat u botuan në Twitter gjatë diskutimit mbi buxhetin federal, i cili zgjati 30 orë.

De Blacker më pas e fshiu mesazhin me informacione konfidenciale.

Sipas të dhënave të publikuara, një dozë e vaksinës Astra Zeneka kushton 1,78 euro, Johnson & Johnson – 8,50 euro, Sanofi – 7,56 euro, Pfizer – 12 euro, “KurVak” – 10 euro, dhe “Moderna” – 18 dollarë.

Advertisement

Këto të dhëna janë pjesë e marrëveshjeve paraprake të furnizimit të nënshkruara nga Komisioni Evropian, të cilat lejojnë vendet e BE-së të marrin vaksina në sasi të caktuara me një çmim fiks.

KE refuzoi të shpallte zyrtarisht çmimet, duke shpjeguar se ishte një sekret tregtar, por siguroi të gjitha të dhënat për vendet./tv21

Advertisement
Advertisement

You May Also Like