Janë arrestuar 48 persona, trafikuan emigrantë duke u premtuar jetë më të mirë në Maqedoni

Prokuroria publike për ndjekjen e krimit të organizuat dhe korrupsionit nl Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim dhe koordinim me Njësitin nacional për shkatërrim të trafikimit me emigrantë dhe tregti me njerëz dhe Byrosë hetuese të Ministrisë së Drejtësisë në Tajvan, ka ndërprerë kanalin ndërkombëtar për tregti me njerëz, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

“Në fillim të muajit maj të këtij viti, është realizuar aksion në të cilin janë gjetur 48 persona nga Tajvani, prej të cilëve 7 janë organizatorë – pjesëtarë të grupit kriminel, kurse të tjerët viktima potenciale për tregti me njerëz. Në aksionin janë kryer bastisje në dy vende në lagjen Bardovc, ku janë gjetur 42 persona. Katër persona – organizatorë dhe mjete janë gjetur në dy hotele të Shkupit, kurse dy nga organizatorët janë privuar nga liria në VK Bllacë, gjatë përpjekjes për të lëshuar shtetin. Pas gjetjes, deri dje personat kanë qëndruar në Qendrën e pranimit për të huaj në Shkup”, njoftojnë nga Prokuroria Publike, transmeton TV21.

Prokruori i lëndës ka kontaktuar me prokurorin publik të Tajavanit, nga ku ka marrë informacionin se, “për organizatorët udhëhiqet procedurë hetuese në Tajvan, për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer veprën penale Mashtrim dhe Larje parash”.

Siç thuhet në njoftimin e Prokurorisë, grupi kriminel i ashtuquajtur “Sindikata” i ka mashtruar personat e trafikuar duke u premtuar jetë më të mirë, duke ua rregulluar procedurat administrative dhe ua kanë marrë pasaportat.

“Pasi viktimat janë sjellë në vendin e synuar, u janë marrë telefonat. Viktimat i kanë strehuar në shtëpi dhe të njëjtit vazhdimisht janë shoqëruar nga ndonjëri prej organizatorët me qëllim që të kontrollohen dhe t’u pamundësohet komunikimi me persona nga jashtë. Puna e viktimave ishte që nëpërmjet internetit të shpejtë të krijojnë kontakte me viktima potenciale për mashtrim financiar. Ata janë ndarë në tre grupe si operatorë telefonikë që kanë punuar në tre nivele”, thuhet në kumtesë.

Advertisement

“Operatorët” – në nivelin e parë janë prezantuar si zyrtarë në bankë apo kompani e sigurimit.
– në nivelin e dytë janë grumbulluar të dhëna personale, janë paraqitur si zyrtarë policor dhe kanë kërkuar dëshmi nga viktimat për kryerjen e pagesës për dënimin e trilluar në bazë të së cilës kanë vjedhur të dhënat personale të viktimave.
– në nivelin e tretë janë paraqitur si prokurorë dhe gjykatës, i kanë bindur viktimat e synuara se do të përballen me aktakuzë të rëndë derisa nuk bashkëpunojnë dhe nuk gjuajnë një shumë të caktuar parash në llogarinë që ishte destinuar për uljen e dënimit, sqarojnë më tej nga Prokuroria.

Njoftojnë, se gjatë ditës së djeshme 48 personat janë dërguar në Tajvan, bashkë me dëshminë e tërësishme të siguruar gjatë bastisjes./TV21

Advertisement
Advertisement

You May Also Like