Do të mund të organizohen dasma me muzikë në ambient të hapur

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar, se dasmat do të mund të organizohen me muzikë, por në ambiente të hapura.

Ka sqaruar, se muzika nuk do të lejohet në ahengjet që organizohen në ambiente të mbyllura. Për këtë, siç tha, në dy javët e ardhshme do të përgatiten protokolle adekuate.

“Do të mund të organizohen dasma me muzikë. Ndoshta është bërë lëshim që nuk është shkruar në kumtesë. Numri i të ftuarve në tryezë, në të gjithë objektet hotelerike, jo vetëm për organizim të këtyre ahengjeve, rritet në 6. Do të punojmë edhe gjatë kësaj jave, do të miratojmë protokolle adekuate të cilat do të vlejnë prej 10 apo 15 qershorit. Edhe me organizatorët e eventeve dhe koncerteve, sepse këtu ka specifikime. Bashkë i punuam parapraket, kështu që sërish do t’i përgatisim bashkërisht”, tha Filipçe, transmeton TV21.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like