• 20-09-2021

Ja sa vaksina u aplikuan për 24 orë në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren.

Nga MSH thonë se janë aplikuar gjithsej 1.411.735 doza të vaksinës, ndërsa 647.769 qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 13.493 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 2.057 qytetarë. 55% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 30% e popullsisë mbi moshën 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”.

“Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga sëmundja”, thonë nga MSH.

Read Previous

Babai me dy djemtë rrihen mes veti

Read Next

Shkup – I vidhet BMW-ja, policia e zbulon për 2 orë

%d bloggers like this: