Breaking News :

nothing found
29-09-2022

Ja sa borë ka rënë në “Kodrën e Diellit”

Advertisement

Mbulesa më e lartë e borës prej 40 centimetra këtë mëngjes është regjistruar në Kodër të Diellit, në Llazaropole 23 centimetra dhe në Mavrovë 13 centimetra, njofton DPHM, transmeton Alsat. Temperaturat kudo në vend janë mbi zero, përveç në Lazaropole ku është regjistruar minus një gradë Celcius. Në Shkup temperaturëa mesatare është pesë gradë mbi zero, gjashtë në Ohër, shtatë në Manastir, dhe më e ngrohta është në Shtip me tetë gradë Celcius.

Gjatë natës në pjesët veriperëndimore janë regjistruar reshje të shiut, kurse në viset malore borë. Këtë mëngjes, reshjet janë përhapur në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit. Temperatura gjatë ditës do të ulen, kështu që temperatura maksimale në shumicën e vendeve do të jenë të ngjashme me temperaturat e matura këtë mëngjes, në intervalin prej 4 deri në 10 gradë.

Në Shkup do të kemi mot me vranësira dhe me shi të herëpashershëm, i cili pasdite do të shndërrohet në borë, por do të dobësohet. Do të fryjë erë e fortë veriore. Temperatura maksimale do të jetë rreth 5 gradë, që gjatë ditës pritet të ulet.

Advertisement

Read Previous

I vodhi portofolin pacientit që vdiq nga COVID-19, arres*tohet infermierja

Read Next

Mustafi dëshiron shkëputjen e kontratës me Arsenalin