Mustafi dëshiron shkëputjen e kontratës me Arsenalin

Shqiptari që përfaqëson Kombëtaren e Gjermanisë ka zhvilluar vetëm 43 minuta në Premierligë dhe nuk është në planet e Mikel Artetas, transmeton lajmi.net.

Kontrata momentale i skadon në qershor, por është i hapur që ta shkëputi qysh këtë muaj.

Mustafi fiton rreth 90 mijë euro në javë dhe për të siguruar largimin është i hapur që edhe ta zbres pagës.

Nga Arsenali deri me tani janë larguar lojtarët si Ozil, Sokratis dhe Macey duke shkëputur kontratën dhe ndoshta edhe shqiptari do e bëjë këtë lëvizje.

“Topçinjtë” janë tani të fokusuar në transferimin e Martin Odegaardit nga Real Madridi në formë huazimi.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like