Ja kush pritet të jetë kandidati i BDI-së për president?!

Estimated read time 2 min read

BDI gjatë kësaj jave pritet të vendos për kandidatin për të garuar në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit 2024.

Siç mëson INA nga burime partiake, kreu i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari po shqyrtohet si kandidati më i mundshëm për t’i hyrë garës për president. Por, si emër që po diskutohet është edhe ministri i jashtëm Bujar Osmani.

“Ende nuk është zyrtarizuar kandidatura, po pritet orëve në vijim. Megjithatë përpos Bujar Osmanit që u përfol shumë, është edhe emri i Fatmir Deharit, i cili njihet si fitues i çdo cikli zgjedhor dhe një figurë që vjen nga UÇK-ja”, thonë për INA, burime të thirrura në qarqet e larta partiake.

Funksionarë dhe anëtarë të BDI-së tashmë disa orë po shpërndajnë një mesazh me foto të Ali Ahmeti që shkruan “Ali Ahmeti sjell lajmin e madh”. Zëvendëskryeministri Artan Grubi përjashtoi kandidimin e Ahmetit, por tha se gjatë javës pritet vendimi se kush do të jetë në garë.

Advertisement

“Nuk ka pasur mbledhje për caktimin e kandidatit për president të shtetit. Bindja e (Ahmetit) shkon rëndë. E dini qëndrimin e tij: “Unë jam misionar, nuk jam funksionar”. Nuk jam në parti e as politikë që të fitoj funksion, por që misioni të jetë i suksesshëm. Dhe para atij argumenti të gjithë patjetër duhet që të tërhiqemi”, deklaroi Grubi, duke bërë të ditur se një nga emrat e diskutuara është edhe Bujar Osmani.(INA)

Advertisement
Advertisement

You May Also Like