Interpelanca e Spasovskit sot para deputetëve

Në Kuvend sot duhet të mbahet vazhdimi i seancës së 39-të, në të cilën kanë mbetur edhe 24 pika të tjera në rendin e ditës, ndër të cilat si e fundit është interpelanca për punën e Ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski paraqitur nga deputetët e grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës
Interpelanca në Kuvend është pranuar më 24 shkurt të këtij viti, ndërsa 12 deputetë nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa theksojnë se “pas arratisjes së Gruevskit dhe arratisjes së pretenduar të Mijallkovit, ata kërkojnë përgjegjësi nga Spasovski”. Deputetët nga partitë shqiptare të opozitës theksojnë se pas kësaj Spasovski “nuk mund të jetë ose nuk duhet të jetë Ministër i i Punëve të brendshme seps e, ai që ndihmon dikë për të kryer një vepër penale ose që e toleron atë, është po aq përgjegjës sa edhe autori i veprës”.

Advertisement

Kuvendi në vitin 2019 nuk pranoi interpelancën e Spasovskit, të paraqitur në atë kohë nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”.
Në rendin e ditës, ndër të tjera, janë edhe propozim-ligjet për ratifikimin e Marrëveshjes midis palëve në Marrëveshjen e Atlantikut të Veriut për Sigurinë e Informacioneve dhe për emërimin e një anëtari të Komisionit rregullator për energjetike dhe shërbimeve të ujit.
Deputetët duhet të diskutojnë edhe për Propozim programin për ndryshimin e Programit Afatmesëm për formimin, ruajtjen, ripërtëritjen dhe përdorimin e rezervave të mallrave për periudhën 2021-2025, si dhe për propozim-ligjet për ndryshimin e Ligjit për Tatimin mbi Fitimin, për shpalljen e një pjesë të malit Shar për Park Kombëtar dhe për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbimin në Ushtri, të tre në lexim të parë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like