Infektohet me COVID 19 Ministrja e Arsimit

Ministrja e Arsimit Evis Kushi është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka dhënë vetë ajo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Kush u bën thirrje të gjithëve të rrespektojnë rregullat dhe protokollet në fuqi, teksa sqaron që është vetë karantinuar.
Postimi i plotëTë dashur miq,Pas testimit për COVID-19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve dhe do të vazhdoj t’i përmbush detyrat nga shtëpia.Ju bëj thirrje të gjithëve, të respektoni të gjitha rregullat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së virusit.
Uroj shumë shëndet për ju dhe familjet tuaja!

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like