• 28-11-2021

Idri Istrefi: Ramis Merko vodhi miliona euro nga Buxheti i Strugës

LAJME NGA VENDIIdri Istrefi: Ramis Merko vodhi miliona euro nga Buxheti i Strugës (VIDEO)Published 5 hours ago on October 27, 2021By TetovaExpres
Strugë – Kandidati i opozites shqiptare (ASH-AAA) per kryetar te Struges, Idri Istrefi ka akuzuar kryetarin aktual Ramis Merko se eshte i perfshire ne nje skandal korruptiv dhe ka keqperdorur milion euro nga Buxheti i Komunes se Struges.

Me poshte mund ta ndiqni konferencen per media te kandidatit te opozites shqiptare (ASH-AAA) per kryetar te Struges, Idri Istrefi, shkruan gazeta LAJM

Të nderuar qytetarë,

Sot para jush po denoncojmë një nga skandalet më të mëdha korruptive të bëra nga Ramiz Merko dhe të afërmit e tij. Bëhet fjalë për zhvatje e vjedhje të miliona eurove prej Buxhetit të Qytetarëve të Strugës nga ana e çiftit Ramiz Merko – Armen Kadriu, tashmë prej disa vitesh, përmes një koncesioni të dyshimtë e me plotë shkelje ligjore të lidhur gjatë mandatit të dytë të Ramiz Merkos mes Komunës së Strugës dhe një kompanie private për ndriçimin publik.

SITI LAJT është kompania, e cila për mirëmbajtjen e ndriçimit publik po merr miliona euro nga Buxheti i Struganëve, nga buxheti i familjeve tona. Shumëkush në Strugë ka shprehur dyshimet për pronarët e vërtetë të kësaj kompanie, ndërsa ne jemi këtu për ta dëshmuar atë me fakte. Milionat që Komuna e Strugës ja jep kësaj kompanie shkojnë direkt në xhepat e Ramiz Merkos dhe Armen Kadriut dhe këtë e dëshmojnë dhjetëra transaksione bankare të siguruara nga ne e të cilat do t’ua dorëzojmë të gjithë mediave në vend. Do t’u dorëzojmë të dhëna për datat, shumën dhe subjektet e transaksioneve, por jo edhe ekstraktet origjinale, pasi duam të ruajmë sigurinë e burimit.

Për të gjitha këto transaksione janë të njoftuara edhe Prokuroria Publike dhe Policia Financiare, ndërsa për arsyen e mosreagimit të tyre, do të duhet të përgjigjen vet ata.
Miliona euro nga SITI LLAJT janë paguar në xhirollogarinë private të Armen Kadriut dhe familjarëve të tij dhe në xhirollogarinë e UNIVERSITETIT PRIVAT TË RAMIZ MERKOS.
Këto transaksione dëshmojnë më së miri lidhjen e klanit MERKO – KADRIU me kompaninë SITILLAJT dhe me vjedhjen që po na bëhet përditë.

Që skandali të jetë më i madh, Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjatë këtij mandati ua pagoi 50 përqind të borxheve komunave. Komunës së Strugës iu ndanë mbi 2 milionë euro, ndërsa Ramiz Merko mes dhjetëra kompanive, zgjodhi pikërisht SITILLAJTIN për tja paguar njëherësh mbi 1.2 milionë euro prej këtyre mjeteve. Arsyeja dihet.

Nga ana tjetër, jemi dëshmitarë për shërbimet e kësaj kompanie. Fshatra e lagje të tëra të Strugës për çdo natë janë në terr e aspak të sigurta, përfshirë këtu qendrën e qytetit, Ladorishtin, Veleshtën, Oktisin, Livadhinë, Llozhanin, Vranishtën, Misleshovën e shumë e shumë lagje nga të cilat na kanë ardhur denoncime.

Ramiz Merko të japë llogari para struganëve për këtë krim?
Ftoj institucionet relevante të kryejnë detyrën, ndërsa inkurajoj edhe mediat e vendit që të hetojnë më tej këtë skandal. Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim me të gjithë.

Për fund, e ripërsëris qëndrimin tonë kryesor. Para çdo premtimi nga Programi ynë zgjedhor, qeverisja jonë e re në Komunën e Strugës do të fillojë me REVIZION TOTAL të të gjitha punëve të Ramiz Merkos. Të gjitha keqpërdorimet do të zbardhen dhe natyrisht, autorët do të përgjigjen për çdo denar të harxhuar kot nga Buxheti i Qytetarëve të Strugës.

Të dashur struganë, ky është pushteti kriminal i Ramiz Merkos gjatë të cilit vetëm dy familje janë pasuruar, kanë ndërtuar shtëpi milionëshe, kanë blerë tokë e pasuri të madhe, shëtisin me vetura prej qindra mijëra eurove, ndërsa qytetarëve, të rinjve struganë ua kanë lënë si zgjidhje të vetme, VALIXHET dhe largimin nga ky vend. Më 31 Tetor përfundon gjithçka. Struga do të vijë në duar të sigurta dhe njerëz të pastër.
Ju faleminderit. /TetovaExpres

Read Previous

Arsovska u përgjigjet kritikave për shtetësinë bullgare: Nxirreni certifikatën e lindjes, jam maqedonase

Read Next

Kasami: Edhe bizneset e qendrës së re tregtare, nga e hëna do e ndjejnë ndryshimin e Tetovës

%d bloggers like this: