Arsovska u përgjigjet kritikave për shtetësinë bullgare: Nxirreni certifikatën e lindjes, jam maqedonase

Estimated read time 1 min read

Shkup – Kandidatja për kryetare të qytetit të Shkupit, Danella Arsovska i është përgjigjur kritikave të fundit për posedimin e shtetësisë bullgare.

Ka kërkuar, nga ata, kritikuesit të publikojnë edhe certifikatën e lindjes së saj, ku siç thotë ajo, dëshmohet se ajo është maqedonase dhe se ka lindur dhe jetuar në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21.

Ata dinë të nxjerrin fotograf nga “Almanaku” – libri i maturantëve kurse nuk mund të nxjerrin certifikatën e të lindurve. Njerëz, unë jam Danella Arsovska e lindur maqedonase, nga Maqedonia me gjysh Dane. Në shkollën fillore kam mësuar në “Vllado Tasevski”, kurse arsimin e mesëm në gjimnazin “Nikolla Karev”. Tërë jetën kam jetuar këtu, i respektoj të gjitha komunitetet dhe religjionet”, tha Arsovska. /TetovaExpres

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like