• 22-06-2021

Humbi 6 anëtarë të familjes nga Covid 19. Lexojeni postimin shumë prekës të kosovares

Një postim shumë prekës nga një qytetare kosovare e cila humbi gjashtë të afërm nga virusi Covid19. Ky virus ka lënë  plagë të rënda në shumfamiljet kosovare. Pesë anëtarë të familjes Basha dhe një i afërm i tyre nga Koretini i Kamenicës humbën jetën si pasojë e infektimit me këtë virus, shkruan Reporteri.net.

Familjarët e saj i ka kujtuar, Zyrafete Basha. Ajo me një postim prekës ka kujtuar pesë familjarët që i humbi nga ky virus:

“Të humbasësh të dashurit tuaj është sprovë dhe harrimi i tyre është i pamundur, i kujtoj ata dhe sytë lotojnë nga malli për t’i takuar, pastaj natyrshëm lutemi: O Allah! Na bashko ne Xhennet me të gjithë ata që u larguan nga ne ! O Allah forcoje çdo zemër që është sprovuar me ndarjen nga të dashurit dhe stolise me durim të bekuar! Pushoni të qetë GJYSHE, BABI, XHAXHI, HALLA dhe DAJË. InshaAllah takomi në Xhennet së bashku siç e kaluam 1 muaj duke u munduar t’ju shpëtojmë nga Covid-19 por fatk*eqsisht nuk ia dolëm, se Zoti ju deshti më shumë se ne……😪😪😪😪😪 😪”, ka shkruar ajo.
Edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka shprehur dhim*bjen e tij pas lajmit se pesë anëtarë të familjes Basha nga Kamenica kanë humbur jeëtn si pasojë e infektimit me Covid-19, shkruan Reporteri.net.

“Sapo mora lajmin që edhe anëtari i pestë i një familje nga Kamenica, ka ndërruar jetë si pasojë e #COVID19. Është tejet e dhim*bshme për të gjithë ne:, ka shkruar ai.
Kastrati ka thënë se numri i personave që nuk arritën ta fitojnë betejën me #COVID19, ka arritur në 31.

Read Previous

Ronaldo, Lewandowski dhe Mesi në garë për FIFA The Best Men’s Player

Read Next

I akuzuari për racizëm, arbitri rumun befason me deklaratën!

%d bloggers like this: