I akuzuari për racizëm, arbitri rumun befason me deklaratën!

Pozicioni i arbitrit rumun, Sebastian Kulteskut vështirësohet nga ora në orë, me hapa të barabartë me përshkallëzimin e indinjatës dhe turpit për drejtuesit e UEFA-s dhe botës së futbollit në përgjithësi.

Shprehja raciste “ky i ziu” nga arbitri i katërt për të identifikuar kamerunasin Pier Vebo (asistentin e Bashakshehirit) në minutat e para të ndeshjes së PSZh-së me kampionët e Turqisë mbrëmjen e së martës në Paris solli braktisjen e fushës nga të dyja skuadrat në shenjë proteste dhe më pas ndryshimin e trupës së arbitrave për të luajtur minutat e mbetura të ndeshjes 24 orë më vonë.

Këto vetëm sa e shtuan presionin ndaj 43-vjeçarit, i cili vështirë se do të dalë i palagur nga kjo histori.

Sipas rregullores së UEFA-s, minimumi që Kultesku rrezikon nga gjithçka ndodhi është një pezullim me 10 ndeshje. Por, ai ka reaguar, duke thënë se nuk është një racist.

Advertisement

“Do të përpiqem të qëndroj i qetë, nuk do të lexoj asnjë lajm dhe gazeta gjatë ditëve të ardhshme”, tha për portalin rumun “ProSport”, duke shtuar:

“Kush më njeh, e di që nuk jam racist”.

Arbitri kryesor, Hategan, pasi ka dhënë dëshminë e tij gjatë hetimeve, nuk pranoi të bënte asnjë deklaratë, deri në përfundim të procesit: “Sigurisht që do të them fjalën time, por në këtë moment nuk mundem. Jam qartazi i tronditur, por shpresoj që ta respektojnë heshtjen time”.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like