Hoxhaj – Kurtit e Osmanit iu thashë: Hyni në temë, pse më keni ftuar?!

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka treguar se çka u diskutua sot në takimin e ftuar nga lideri i VV-së, Albin Kurti dhe u.d Presidentja, Vjosa Osmani, shkruan Indeksonline.
Hoxhaj tha se i ka kujtuar Kurtit se në të kaluarën ka ushtruar dhunë nëpër institucione. “Ne kemi shkuar në atë takim me qëndrime dhe përmbajtje të qarta. Nuk ka qenë ideja jonë që të marrim pjesë saqë vetëm të takohemi me z.Kurti dhe znj.Osmani se ne e njohim njëri-tjetrin dhe e dimë se kush për çfarë qëndrojmë.
Ne kemi shkuar në atë takim që t’i shtrojmë këto 10 qëndrimet që i kemi bërë publike. Atmosfera ka qenë korrekte”. Por çka kërkuan Kurti dhe Osmani nga ai që e thirrën këtë takim?
“Fillimisht ishte një qasje që nuk e dinim pse na kanë ftuar. Se flisnin në terma të përgjithshëm derisa unë ju thash: hyni në temë, për çka na keni ftuar?.
Mandej kërkuan që të ketë kontribut nga PDK për të qenë pjesë e tri seancave të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, të zgjedhjes së qeverisë dhe të presidentit”, tha Hoxhaj në Kanal 10./Indeksonline/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like