Zaev: BIE përgatit pako për mbështetje financiare në post-kovid

Banka investuese evropiane (BIE) do të vazhdojë të investojë në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Republikës së Maqedonisë së Veriut me mbështetje të projekteve për rimëkëmbje më të shpejtë ekonomike nga pasojat e pandemisë me KOVID-19 me fokus të veçantë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe për projekte nga Axhenda e gjelbër për investime në energji të rinovueshme, efikasitet energjetik dhe dixhitalizim si pjesë e programit që rrjedh nga Plani investues ekonomik për Ballkanin Perëndimor.

Ky, siç informoi pres shërbimi qeveritar, është konkludim i përbashkët nga takimi i kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të Financave Fatmir Besimi me kryetarin BIE-së Verner Hojer dhe nënkryetaren e bankës Liljana Pavlova. BIE është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin e saj të suksesshëm me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe të kontribuojë më tej në arritjen e standardeve evropiane për konkurrencën e ekonomisë maqedonase, për të mbështetur projektet kryesore të infrastrukturës dhe kalimin në një model ekonomik më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm. Deri më tani, BIE ka investuar gati 970 milion euro në 29 projekte në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke mbështetur sektorët kryesorë të ekonomisë – infrastrukturën, energjinë, transportin dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Advertisement

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut së fundmi e miratoi Skenarin e gjelbër për zhvillimin strukturor të sektorëve të transportit, energjisë, mjedisit dhe ndryshimit të klimës. Ne kemi një agjendë ambicioze që do të mbështetet nga investime të konsiderueshme, si një kontribut për të ardhmen jo vetëm të Maqedonisë së Veriut, por edhe të Evropës në tërësi. Ne besojmë se Banka Evropiane e Investimeve mund të jetë partneri ynë kryesor në këtë përpjekje dhe unë pres bashkëpunim të ngushtë dhe të suksesshëm në vitet e ardhshme”, theksoi kryeministri Zaev në takimin me të parët e BIE-së.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like